Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se kriza energjetike e cila është prezente aktualisht në Kosovë është e planifikuar vit pas viti nga pushtetarët.
Sipas saj, në territorin e destinuar për mihje në Minierën e Sibovcit ka mbi 20 ndërtime pa leje, edhe pse siç tha, kjo zonë është shpallur zonë e interesit të veçantë ekonomik dhe edhe pse janë tri vendime të Kuvendit që kanë kërkuar që shpronësimet të ndodhin prej viti 2004, shkruan arbresh.info.
“Vit pas viti kanë qenë shkaktar të krijimit të avarive të ndryshme me qëllim të rritjes së importit të energjisë elektrike duke marrë parasysh se janë të lidhur me mafian energjetike në rajon, kryesisht me njerëz që vijnë nga Serbia dhe me biznese të pista prej të cilave po përfitojnë këta vetë. Ju konvenon kjo gjendje, në radhë të parë për të tërhequr vëmendjen nga problemet e mëdha politike dhe në rend të dytë për të përfituar edhe njëherë qoftë përmes shpronësimit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ajo shtoi se ka të dhëna që njerëz të politikës kanë ndërtuar shtëpi fiktive ilegale me qëllim të përfitimit nga shpronësimi./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1498730246858729/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor