Google ADS

Kritikohet projektligji për buxhet dhe financa

13:40 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, gjatë shqyrtimit të projektligjilit për buxhet dhe financa në këtë komision, u shpreh se projketligji është i mangët dhe kërkoi sqarime shtesë prej Ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Ndërkaq anëtari i komisionit nga radhët e VV-së, Dardan Molliqaj, kërkoi të dijë nga ministri, se cilat projekte janë larguar për financim nga ana e Ministrisë së Financave.

Tutje Molliqaj u shpreh se është jo serioze rishikimi i buxhetit nëse rishikohen vetëm shpenzimet dhe jo të hyrat e buxhetit.

Ai pati kritika edhe për zvoglimin e buxhetit dhe për investime vetëm në autostrada, si dhe sipas tij nuk ka ndonjë investim kapital.

Të ngjashme