Kritika për rënie të investimeve

09:34 | 27 Maj 2015
Arbresh.info

Për tremujorin e parë Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 31.91 milionë euro për investime kapitale apo 20 për qind më pak krahasuar me periudhën e kaluar për vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë këtij tremujori të parë janë shpenzuar rreth 31 milionë euro, ndërsa krahasuar me periudhën e vitit paraprak shpenzimet kanë qenë 39,800.114 euro. Sipas Zyrës për Informim të Ministrisë së Financave thuhet se gjatë këtij tremujori të parë është realizuar vetëm 7 për qind e planit vjetor.

“Mund të themi se pagesat nga kategoria ekonomike Investime Kapitale janë në shumën prej 31.91 milionë eurosh ose 7% e planit vjetor. Ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak 2014, ku janë shpenzuar 39,800.114, kemi ulje të shpenzimeve prej 20%. Kjo performancë e shpenzimeve varet nga organizatat buxhetore” thuhet në përgjigjen e dhënë për gazetën Zëri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme