Kredia e Kosovës në BB, rreth 85 milionë euro

12:52 | 9 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka deklaruar se deri më tani, shuma totale e kredive të nënshkruara me Bankën Botërore është rreth 85 milionë euro. Sipas tij, projektet duhet të implementohen brenda kornizës së paraparë ligjore, ngase çdo shtyrje paraqet kosto më të lartë të huamarrjes, si dhe efekt buxhetor.

Ai këto komente i bëri në një tryezë të diskutimit për Portofolin kreditor me Bankën Botërore, në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, të Bankës Botërore, si dhe koordinatorë të projekteve.

“Ministria e Financave ka të nënshkruara me Bankën Botërore gjithsej 9 marrëveshje financiare, ndërsa 2 prej tyre tashmë kanë përfunduar. Nga 9 marrëveshjet Financiare, shtatë nga ato janë me kompozim Kredi/Grant për financim të projekteve specifike që kontribuojnë në mirëqenien sociale në Kosovë, si dhe një Marrëveshje Financiare e nënshkruar në fushën e Arsimit e cila është në proces të Ratifikimit.Deri më tani, shuma totale e kredive të nënshkruara me Bankën Botërore është 68 milionë SDR, apo me kursin aktual rreth 85 milionë euro”, shtoi ministri Hoti.

Hoti paraqiti zotimin e Ministrisë së Financave që projektet të kenë implementim të suksessh ëm brenda kornizës së paraparë ligjore, ngase sipas tij çdo shtyrje paraqet kosto më të lartë të huamarrjes, si dhe efekt buxhetor.

Ai bëri të ditur se në bazë të Marrëveshjes Financiare gjatë vitit 2016 pritet të finalizohen 3 projekte: projekti për përforcimin e sektorit financiar dhe infrastrukturën e tregut, projekti për modernizimin e sektorit publik, si dhe projekti për pastrim të sektorit të energjisë dhe bonifikim të tokës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme