Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai të mërkurën ka qëndruar në Des Moines, kryeqytetin e shtetit të Iowa-s, me ç’rast ka marrë pjesë në hapjen e një prej ngjarjeve më të mëdha për bujqësinë në SHBA dhe botë, “Borlaug Dialogue”, në kuadër të së cilës ndahet edhe Çmimi Botëror i Ushqimit, që vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm ndërkombëtar për arritje në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.
Me këtë rast, Ministri Krasniqi ka zhvilluar një takim me Sekretarin për Bujqësi të shtetit të Iowa-s, Bill Northey, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit konkret në bujqësi, duke u nisur nga fakti që Kosova dhe Iowa kanë marrëveshje të partneritetit shtetëror dhe deri më tani kanë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim në fusha të ndryshme
Ministri Krasniqi, po ashtu gjatë ditës së mërkurë, ka takuar edhe gjeneralin Timothy Orr në Kampin Dodge, që është baza e Gardës Kombëta re të Iowas. Komandanti i Gardës, gjenerali Orr ka qenë një nga nismëtarët e partneritetit mes shtetit Iowa dhe Kosovës dhe vazhdon ende të iniciojë projekte të ndryshme në shumë fusha.
Gjatë ditës së sotme, ministri Krasniqi do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Botëror për Ushqim që organizohet nga World Food Foundation, si dhe do të zhvillojë takime dhe vizita të ndryshme në qytetin e Des Moines.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...