Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim Steven N. Schonberger, si Menaxher i Sektorit për Ujë dhe Bujqësi për rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në Bankën Botërore, zonjën Meeta Seghal, udhëheqëse e projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kosovë dhe drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters.
Ministri Krasniqi falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Ai i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.
Ministri shtoi se sivjet buxheti që do të shpërndahet tek fermerët përmes granteve është mjaft premtues për rezultate në zhvillim të bizneseve dhe rritje të punësimit. Ai tha se në implementimin e këtyre politikave dhe programeve prioritet kryesor do të jetë rritja e transparencës dhe efikasitetit.
Duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ministri Krasniqi theksoi nevojën që ky bashkëpunim me Bankën Botërore të shtrihet në përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, konsolidimin e tokave dhe në përmirësimin e infrastrukturës rurale. Këto, tha ai, janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë, rritjen e prodhimit dhe motivimin e qytetarëve për t’u marrë me bujqësi.
Nga ana tjetër, Schonberger shprehi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësoi si të rëndësishëm fokusimin në të tri këto komponente, që tha se janë mjaftë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë./arbresh.info/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës