Krasniqi-ARKEP-it: Nuk guxoni të votoni pro blerjes së IPKO-së nga Serbia

13:12 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Memli Krasniqi e ka fajësuar ARKEP-in që nuk e ka ftuar ende IPKO-në të raportoj lidhur me deklarimet se Telekomi Slloven ka nisur procesin e shitjes së njësisë biznesore në Kosovë “IPKO”.

Krasniqi k ashtuar se ARKEP nuk guxon të votoj pro që Serbia të blej IPKO-në

“Ju jeni takuar me kryeministrin vetëm pasi ai ka shprehur interesim. Bash asgjë s’jeni duke bërë në këtë drejtim ose s’keni marrë asnjë hap. Keni pas të drejtë të ftoni edhe IPKO-në për këtë pasi po besoj edhe janë të obliguar t’ju raportojnë. Kështu që ju edhe nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-së,  Serbisë. Ju edhe të votoni, ne do ta shfuqizojmë atë vendim. Sepse ju jeni bord i votuar nga Kuvendi”, tha Krasniqi.

Gjatë në Komisionin e Parlamentit për Ekonomi ka raportuar edhe Shqiprim Pula, anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ai ka thënë se nuk kanë pranuar shkresë zyrtare se Telekomi Slloven ka nisur procesin e shitjes së njësisë biznesore në Kosovë “IPKO”.

“Ne si ARKEP nuk kemi pranuar ndonjë shkresë apo informatë zyrtare. Telekomi Slloven ka asete në të gjithë Ballkanin dhe është në diskrecionin e tyre se cilën njësi biznesore dëshirojnë ta shesin. Ata kanë vendosur ta shesin njësinë në Kosovë. Aktualisht gjithçka qarkullon mbi bazën e supozimeve dhe asgjë nuk ka të shkruar. Në korrik të 2019 e ka nisur procesin e shitjes dhe akoma është i pa përfunduar tërësisht”, është shprehur Pula para deputetëve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme