Google ADS

Krasniqi: 36 mijë fermer përfituan subvencione, 390 të tjerë grante

14:26 | 28 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në konferencën e fundit për këtë vit ka folur për zhvillimet në bujqësi gjatë vitit 2015 dhe programin për vitin 2016, ku tha se për herë të parë në Kosovë do të krijohet fondi për mbështetjen e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore me 500 mijë euro.

Ai tha se ky vit ka qenë i suksesshëm me një buxhet dyfish më të madh se sa vitet e kaluara në bujqësi, me të cilin janë mbështetur fermerët në shumë sektor të ndryshëm të bujqësisë.

Krasniqi tha se grante kanë përfituar 390 fermer, kurse subvencione kanë përfituar 36 mijë. Duke folur për vitin e ardhshëm, ai ka thënë se do të jetë vit sfidues por beson se do të jetë edhe më i favorshëm për bujqësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme