Ditëve të fundit kanë filluar rritjet e çmimeve për produktet bazë të konsumit në Kosovë, për të cilat pati reagim të institucioneve të kontrollit në disa depo, por sipas ekonomistëve qeveria duhet të mendojë edhe një zgjidhje tjetër për përballimin e çmimeve.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e miellit e vajit, qumështit, perimet, uji e lëngjet.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin janar 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021.Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te bukë dhe drithëra (1.2%), qumësht, djathë dhe vezë (1.5%), vajra dhe yndyra ushqimore (1.7%)”.
Sipas kryetarit të shoqatës së konsumatorit, Selatin Kaqaniku ngritja e çmimeve në treg shihet si e arsyeshme pasiqë jemi nën ndikim e tregut global por nga ana tjetër disa biznese vetëm po e shfrytëzojnë momentin dhe po manipulojnë me çmime.
“Kjo ngritje e çmimeve i ka dy hyrje, ajo hyrja që mund të merret si reale dhe serioze dhe është nën ndikimin e tregut global por është dhe ana e errët që disa biznese e kanë shfrytëzuar momentumin dhe i kanë manipulu çmimet, ku mallrat të cilat janë blerë më herët me çmime më të ulta tani janë në treg sikur janë porositur me çmime aktuale dhe kjo është manipulim”, tha ai.
Sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, mundësia e vetme për zgjedhjen e rritjes së çmimeve është që qeveria t’i përkrah bizneset me dal në treg me çmime sa më të ulta, pasi që Kosova është vendi që diktohet më së lehti.
“Të vetmen mundësi e ka qeveria që përmes mekanizmit fiskal t’i përkrahë bizneset të dalin me çmime sa më të ulta në treg. Qeveria duhet të marrë masa për faktin se ne jemi vend që diktohemi më së lehti për nga ana e çmimeve sepse jemi ndër vendet me import më të lartë dhe është e natyrshme që të kemi ndikim në të gjitha sektorët të jetës si në konsum po ashtu edhe në derivate”, tha ai.
Ai theksoi se me këto ngritje të çmimeve është ngritur edhe panika tek qytetarët të cilët nuk do të mund të kenë luksin që e kanë pasur deri më tani.
“Me atë nivelin e luksit që ka qenë deri më tani, vetëm që është ngritur panika tek qytetarët pasi që ata duhet reduktuar shpenzimet ditore” tha Kadriaj.
Një ditë më parë, Prokuroi i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë.
Një ditë më parë dy depo, të dy kompanive të mëdha janë mbyllur pas këtyre kontrollave. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...