Kosova aktualisht ka projekte të gatshme për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe të asaj infrastrukturore që arrijnë vlerën e 1.5 miliardë eurove, shkruan sot KD.
Disa prej tyre janë në vazhdim e sipër e shumë të tjera janë në fazën fillestare. Pjesa më e madhe e tyre do të përfshihen në rrjetin bazik të infrastrukturës të gjashtë shteteve të Evropës Juglindore.
Edhe pse ende nuk është finalizuar rrjeti bazik i infrastrukturës, në samitin rajonal “Ëestern Balkans 6” janë vendosur bazat e “rrjetit thelbësor” të infrastrukturës.
Finalizimi i rrjetit të rrugëve që do të përfshihet në kuadër të rrjetit bazik të Evropës Juglindore pritet të bëhet tek në muajin gusht, në Vjenë, kur pritet të takohen shefat e qeverive të gjashtë vendeve.
Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës, ka thënë se qeveritë obligohen që të zotohen se do t’i finalizojnë këto projekte deri në vitin 2030./arbresh.info/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...