Sot në Romë do të mbahet forumi për investime dhe tregti Kosovë-Itali, ku pritet të marrin pjesë mbi 70 kompani nga Italia të cilat do të njoftohen për së afërmi me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj.
Njëherësh do të organizohen takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe 21 kompanive kosovare me qëllim të krijimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve tona.
Kompanitë italiane njëkohësisht do të mund të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit shtetërorë, të cilët do t’i njoftojnë ata për ambientin e biznesit si dhe mbështetjen që u ofron Kosova investitorëve të huaj.
Gjatë forumit do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes KIESA-s dhe FINEST S.p.A.
Ky forum është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Tregtisë – ICE dhe me mbështetje të ambasadës së Kosovës në Itali.
Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do t’i prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët e Italisë.
Të pranishmëve, me një fjalë përshëndetëse, do t’ju drejtohet kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...