Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për TM1 2015, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikimin.
Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh, thuhet në kumtesën e ASK-së.
Numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi, në tremujorin e parë 2015 është 67 mijë, e që krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, vërehet se numri i udhëtarëve është ulur për 26.77%.
Derisa e kundërta ndodh me shfrytëzimin e trenit, si mjet për transportin e mallrave, ku gjatë kësaj periudhe shënon 201 mijë tonë sasi të mallrave, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar një ngritje prej 26.79%.
Numri i fluturimeve në tre mujorin e parë të vitit 2015 është 1 269 ose 3% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin, si mjet transporti, në këtë tremujor (TM1 2015) është rreth 295 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2014) kemi një rritje për 9.09 %.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...