Google ADS

Kosovarët, gjatë 2015-tës investuan jashtë vendit 21 milionë euro

13:20 | 9 Prill 2016
Arbresh.info

Nuk janë vetëm të huajt dhe mërgimtarët kosovarë që nga jashtë investojnë në Kosovë. Ka edhe rezidentë kosovarë që e bëjnë këtë jashtë vendit. Në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) theksohet se nga Kosova jashtë vendit janë investuar 20.9 milionë euro

 “Edhe investimet direkte të rezidentëve kosovarë në vende të tjera ishin më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe arritën vlerën prej 20.9 milionë eurosh (16.9 milionë euro deri në shtator 2014)., shkruan zeri.info.

Investimet direkte të rezidentëve kosovarë jashtë ekonomisë së Kosovës janë kryesisht investime kapitale, të cilat në të shumtën e rasteve janë blerje e patundshmërive në vendet e rajonit por edhe në Gjermani dhe Zvicër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme