Rreth dy muaj më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi kërkoi ndihmën e mërgatës për tejkalimin e situatës me COVID-19.
Kërkesa mori menjëherë ‘dritën jeshile’ nga kosovarët që jetojnë jashtë vendit.
E gjatë kësaj periudhe në llogarinë e hapur janë mbledhur mbi 700 mijë euro. Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, Muharrem Shahini nga zyra për Komunikim me Publikun në ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Por, në këtë llogari nuk kanë ardhur para vetën nga jashtë Kosova.
Me mbi 50 mijë euro kanë kontribuar edhe qytetarët që jetojnë në vend.
“Që nga hapja e llogarisë e deri tani, në llogarinë e dedikuar për grante dhe donacione janë mbledhur 722,164.66 Euro, prej të cilave transfere të jashtme janë 671,497.36 (duke përfshirë, por jo vetëm nga diaspora) por edhe ato të brendshme të cilat janë 50,667.30 Euro”, ka thënë ai.
Ndërsa për vetëm një orë e gjysmë pas hapjes të llogarisë, aty janë transferuar 35 mijë euro.
Kështu kishte bërë të ditur ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.
“Ndihma që po na ofron diaspora është tepër e madhe, por duhet me ditë që kërkohen dy tri dite derisa paratë të transferohen, duke ditë që ka qenë edhe vikend kur është kërkuar ndihma. Vetëm për një orë e gjysmë janë derdhë sot 35 mijë euro. Kjo është për çdo lëvdatë duke ditur duhet kohë që mjetet të derdhen. Një pjesë e diasporës kanë frikë se mjetet që derdhen mundet me i vjedhë dikush në bazë të skenarit që po e përgatit Thaçi”, kishte thënë Bislimi.
Një muaj pas identifikimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një video-mesazhi kërkoi nga bashkatdhetarët ndihmë financiare pasi sipas tij për shkak të izolimit, vendi është i pasigurt.
Kurti gjithashtu kishte bërë të ditur se do të hapë xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë.
“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj. Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, kishte thënë ai. /arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...