Buxheti i Kosovës prej 1 miliard e 535 milionë euro nuk garanton zhvillim, por vetëm mbijetesë ekonomike. Zhvillimi ekonomik i vendit është i varur nga hyrja në borxhe të reja ndërkombëtare, ngase vendi nuk po mundet ndryshe të zhvillohet në mungesë të mjeteve të buxhetit të shtetit.
Këto vlerësime i kanë bërë analistë të ekonomisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët thonë se kjo mungesë e buxhetit po vjen nga zhvatja e madhe, kontrabanda dhe evazioni fiskal që llogaritet se është diku 40 për qind dhe të cilin e bëjnë pushtetarët me oligarkët e mafio-biznesëve, të cilët edhe më tej mbeten mbi ligjin dhe të paprekur nga Prokuroria e Gjyqësia.
Sipas gazetës Kosova Sot, ekspertët vlerësojnë se e vetmja shpresë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, zbutjen e papunësisë dh varfërisë, ka mbetur hyrja në kredi të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, thotë se zhvillimi ekonomik i Kosovës është i varur vetëm nga hyrja në borxhe të reja ndërkombëtare, ngase vendi nuk po mundet të zhvillohet në mungesë të mjeteve të shtetit.
Nga ana tjetër, analisti Isa Mulaj drejtor i Institutit “Inepra”, tha se në këto rrethana nuk mund të flitet njëherë për zhvillimin ekonomik, por për mbijetesë ekonomike, duke përjashtuar një pakicë të vogël njerëzish që kanë krijuar monopole në tregti, kontrabandë dhe janë të varur nga tenderët e pushtetit.
Edhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, thotë se duke pasur parasysh mjetet e pa mjaftueshme të buxhetit të Kosovës për të hyrë në projekte të mëdha, del se nevoja e Kosovës është shumë e madhe për të hyrë në marrëdhënie të tilla kreditore apo hua-marrëse.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...