Komisioni Evropian i ka ndarë 40 milionë euro për bashkëfinancimin e linjës hekurudhore 10, shkruan sot KD.
Përveç këtij projekti Kosova po synon të përfitojë mbështetje financiare për projektet në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në energjetikë.
Projektet nga këto tri fusha janë prezantuar shkurtimisht në takimin iniciues për themelimin e Komitetit Kombëtar për Investime, që është mbajtur të mërkurën me organizim të Ministrisë së Integrimeve. Ky komitet është themeluar pas iniciativës që është marrë nga kryeministrat e gjashtë vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë.
Të tilla komitete do të themelohen në të gjitha shtetet e rajonit.
“Tanimë është krijuar momentum i ri në kuadër të agjendës evropiane për Ballkan Perëndimor nga këndvështrimi i investimeve infrastrukturore dhe rrjedhimisht ofrimi i mbështetjes për rritjen ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian tanimë ka ndarë 1 miliard euro për financimin e investimeve infrastrukturore që do të dalin nga procesi i Berlinit”, ka thënë ministri i Integrimeve, Bekim Çitaku.
Kurse Jean-Eric Paquet, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, ka përmendur kriteret që duhet plotësuar Kosova për të përfituar fonde nga BE-ja.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju