Google ADS

Kosova synon të hap zyre ekonomike në Izrael

13:52 | 15 Mars 2016
Arbresh.info

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi priti sot një delegacion nga Izraeli të përbërë nga Zvi Rav-ner, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtues i Divizionit për Eurazi dhe Ballkan, ambasadorin Dan Oryan, drejtor në Departamentin për Rajonin e Ballkanit.

Selimi dhe zyrtarët izraelitë diskutuan për rritjen e komunikimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Selimi i njoftoi ata për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilim Asociimit me Bashkimin Evropian, si sukses i formalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për procesin e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në këtë takim u diskutua edhe për interaksionin në mes dy vendeve në kontekst të aderimit të shtetit kosovar në organizata ndërkombëtare multilateral, për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Zëvendësdrejtori Rav-ner dhe ambasadori Oryan nënvizuan se shteti izraelit mbështet Kosovën dhe kosovarët edhe pse ende nuk e ka njohur vendin, duke shtuar se ka vend për rritje të bashkëpunimit në ekonomi, arsim, bujqësi. Ata u pajtuan me kërkesën për fillimi n e procedurave për hapjen e zyrës përfaqësuese të Republikës së Kosovës në Izrael që do të kishte karakter ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme