Në Kosovë rreth 80 për qind e sipërfaqes së mbjellë më kulturë të grurit është korrur, thonë autoritete përgjegjëse në Prishtinë. Sipërfaqja e mbetur pa përfunduar është në pjesët kodrinore – malore.
Sipas të dhënave paraprake, rreth 70 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me grurë, kurse në përgjithësi me drithëra të bardha janë mbjellë 75 mijë hektarë.
Jusuf Cikaqi, kryetar i Komisionit për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se sipas të dhënave të para, rendimenti mesatar i grurit për këtë vit është nga 3500 deri në 4,500 kilogramë për hektarë, varësisht nga parcelat dhe rajoni.
“Në Kosovë, në bazë të një raporti del se 205 kilogramë grurë nevojiten për kokë banori. Nëse e kalkulojmë me numrin e përgjithshëm të banorëve në Republikën e Kosovës, atëherë rezulton se nevojiten deri në 410 mijë tonë grurë. Dhe neve me këtë gjendje që kemi, mendojmë se prej 60 deri 70 për qind do plotësohen nevojat e qytetarëve me produkte të grurit”, tha Cikaqi.
Ndryshe, vitin e kaluar nga sipërfaqet e kultivuara, Kosova ka arritur të sigurojë mbi 350 mijë tonë grurë.
Por, sipas të dhënave të shoqatës së prodhueseve të grurit, sivjet ka pasur rreth 14 mijë hektarë tokë më pak të kultivuara me grurë, e që sipas tyre, mjafton për 55 për qind të popullatës.
Kryetari i Shoqatës se Bujqve Prodhues të Grurit, Pal Gjuraj për Radion Evropa e Lirë tregon se arsyeja e zvogëlimit të sipërfaqes së kultivuar me grurë është çmimi shumë i ulët në tregun e Kosovës.
Ai thotë se duke marrë parasysh faktin që Kosova importon lëndën e parë të këtij produkti, por edhe grurin bujqit nuk kanë shumë leverdi apo fitime financiarenga kultivimi i kësaj kulture.
Duke folur për cilësinë e grurit, Gjuraj ndërkaq shpreh shqetësimin se vazhdimisht në Kosovë ka tendenca të zvogëlimit të sasisë së grurit të prodhuar.
“Cilësia e grurit është relativisht e mirë, rendimenti sillet rreth 4 tonë për hektarë, çka do të thotë se ne nuk jemi të kënaqur sepse kur rendimenti bie nën 5 tonë, atëherë vështirë se mbulohen shpenzimet e prodhuesit”, tha ai.
Sidoqoftë, viteve të fundit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes pagesave direkt është mundur të inkurajojë fermerët që të mbjellin sipërfaqe më të mëdha të grurit.
Nga viti 2015, Ministria ka subvencionuar kultivuesit e grurit me nga 150 euro për hektarë.
Gjuraj e konsideron të mjaftueshëm shumën e subvencionimit për fermerët, por nuk pajtohet me kriteret e kërkuara.
“Kriter për të fituar këtë shumë të parave është që fermeri t’i ketë së paku dy hektarë të mbjella me grurë, çka do të thotë se gjysma e fermerëve mbesin jashtë subvencionimit, për shkak se sipërfaqet e fermerëve janë 50- 60 ari. Kështu që, pjesën tjetër duhet të marrin me qira, e që kjo nuk është e sigurt për çdo vit”, thotë Gjuraj.
Sipërfaqja e përgjithshme në Kosovë është mbi 10,908 km katrorë, kurse 53 për qind e tokës është bujqësore. Ndërkaq, nga 1.9 milion banorë, 61 për qind prej tyre jetojnë në zonat rurale.
Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të importojë sasi të mëdha grurit dhe miellit nga vende të ndryshme të rajonit. Çmimi për një kilogram grurë të prodhuar në Kosovë, sipas shoqatave të mullisëve, kushton nga 0.10 deri në 0.14 centë, kurse gruri i importuar nga vendet e rajonit shitet nga 0.16 deri në 0.18 centë.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës