Ekonomia e Kosovës gjatë dhjetëvjeçarit të parë si shtet i pavarur është dominuar nga tregtia. Pra, vendi ynë gjatë dekadës eksportin më të madh e ka pasur paranë e gatshme, duke blerë shumë mallra e duke prodhuar shumë pak produkte.
Vetëm me vendet e CEFTA-së, Republika e Kosovës prej vitit 2008 e deri më tani ka importuar 6.42 miliardë euro, ndërsa ka eksportuar 842.55 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Tregtia e Jashtme në Kosovë ka shënuar deficit tregtar më të lartë për 8.5 për qind në dhjetor të 2017-së në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, llogaritur në vlerë monetare ka rritje prej 20.9 milionë euro, ndërkaq eksporti mbulon importin me 9.9 për qind edhe këtë muaj importi i mallrave vazhdon të dominohet nga Serbia.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘Statistikat e Tregtisë së Jashtme, dhjetor 2017’, eksporti i mallrave arriti në 29.4 milionë euro, ndërsa importi 297.3 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është një rritje prej 20.2 për qind për eksport dhe 9.5 për qind për import.
Po këtë muaj, eksportet e vendit tonë me ato të CEFTA-së arritën në 11.9 milionë euro ose 40.5 për qind të eksporteve të përgjithshme që është një rënie prej 0.5 për qind.
Partnerë kryesorë për eksport nga këto vende janë Shqipëria me 17.7 për qind, Maqedonia me 9.6 për qind, Serbia me 5.5 për qind dhe Mali i Zi me 5.5 për qind. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në këtë muaj arritën në 79.6 milionë euro ose 26.8 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2 për qind. Serbia është vendi me pjesëmarrje më të lartë për import më 15.7 për qind, pasuar nga Maqedonia me 4.2 për qind, Shqipëria me 3.7 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 2.7 për qind.
“Kosova nga importimi i produkteve nga vendet e CEFTA-së prej vitit 2008 ka grumbulluar 6.42 miliardë euro. Ku importuesi kryesor nga këto vende vazhdon të jetë Serbia me 2.41 miliardë euro, ndërsa nga Shqipëria vendi ynë ka importuar mallra me vlerë prej 913.2 milionë euro. Për sa i përket eksporteve të Kosovës në drejtim të CEFTA-së, Dogana ka mbledhur 842.55 milionë euro. Vetëm nga Serbia për eksportimin e produkteve kosovare janë grumbulluar 181.28 milionë euro dhe nga Shqipëria janë mbledhur 285.48 milionë euro”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Telegrafi.
Për sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.6 milionë euro ose 36.2 për qind, ku si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport janë India me 24.4 për qind dhe Zvicra me 5.2 për qind, ndërsa importet arritën vlerën në 79.9 milionë euro ose 26.9 për qind dhe vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Kina me 9.6 për qind dhe Turqia për qind 8.5 për qind.
Vetëm nga Turqia vendi ynë për një dekadë ka importuar mallra me vlerë prej 2.04 miliardë euro, ndërsa sa i përket produkteve kosovare që janë nisur në drejtim të Turqisë, Dogana nga eksportimi i tyre ka mbledhur 31.86 milionë euro.
Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), janë mbushësit kryesorë të Buxhetit të Kosovës. Për një dekadë të shtetësisë, këto dy institucione kanë vazhduar të janë kontribuuesit kyç të në grumbullimin e parasë publike.
Dogana e Kosovës, për dhjetë vite që nga shpallja e Pavarësisë, ka mbledhur 8.45 miliardë euro dhe përbënë rreth 70 për qind e mjeteve të grumbulluara, kurse ATK ka grumbulluar për arkën e shtetit 4.1 miliardë euro.
Në total të dyja këto institucione kanë mbledhur 12.55 miliardë euro./Telegrafi/
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...