Kosova shënoi një deficit tregtar prej 233 399.00 euro në mars të vitit 2017. Bilanci i tregtisë në Kosovë mesatarisht ishte -146840.37 euro nga viti 2003 deri në vitin 2017, duke patur një nivel të lartë prej -46937 euro në janar të vitit 2003 dhe një rekord të ulët prej -249009 euro në gusht të vitit 2016, shkruan arbresh. info.
Këto statistika ka publikuar nga ‘Tranding Economics’, e cila siguron të dhëna historike, parashikime dhe lajme për më shumë se 300.000 tregues ekonomikë nga pothuajse 200 vende.
Sipas të njejtit burim, bilanci i tregtisë në Kosovë pritet të jetë -200239.21 euro në fund të këtij tremujori, sipas modeleve makro globale të ekonomisë tregtare dhe pritjeve të analistëve.
“Duke shikuar përpara, ne vlerësojmë që Bilanci i Tregtisë në Kosovë do të qëndrojë në -196844.45 në 12 muaj. Në planin afatgjatë, balanca e tregtisë së Kosovës parashikohet të jetë rreth -196826.51 euro në vitin 2020, sipas modeleve tona ekonometrike,” thuhet në analizat e tyre, shkruan arbresh.info.
Kosova ka raportuar deficite të mëdha tregtare gjithsej (57 përqind e PBB-së në vitin 2007) për shkak të një baze shumë të dobët të eksportit. Kosova kryesisht eksporton metale (47 përqind e totalit të eksporteve) dhe produktet minerale (30 përqind e totalit të eksporteve).
Importet kryesore të Kosovës janë produkte minerale, pajisje dhe materiale elektrike, ushqime të përgatitura, pije dhe duhan.
Partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës janë Maqedonia, Gjermania, Italia, Serbia, Kina dhe Turqia./arbresh.info/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...