Kompania gjermane e investimeve, që u pengua në përpjekjet e saj për të blerë Telekomin e Kosovës gjatë vitit 2013, është duke kërkuar deri në 400 milionë euro (419 milionë dollarë) kompensim në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit, i thanë Reuters dy burime të afërta me këtë çështje.
Shuma prej 200 deri në 400 milionë euro përbën 10-20 për qind të buxhetit të vitit 2017 të shtetit ballkanik dhe do të ishte goditja më e fundit për Qeverinë e Prishtinës që rrjedh nga operatori ish shtetërore i telekomit, raporton Reuters.
Parlamenti i Kosovës ka bllokuar shitjen e planifikuar të Telekomit të Kosovës për ACP Axos Capital Gmbh për 277 milionë euro në vitin 2013.
Qeveria e Kryeministrit, Isa Mustafa, tha se do të kundërshtojë kërkesën, por nuk pranoi të japë detaje.
Në një rast të veçantë javën e kaluar, një gjykatë ndërkombëtare arbitrimi urdhëroi firmën shtetërore të Telekomit që të paguajë 29.6 milionë euro për ofruesin e shërbimit mobil lokal, Z-Mobile, për shkelje të kontratës.
Dikur e vlerësuar me një miliard euro, Telekomi i Kosovës vitin e kaluar pati rënie të neto fitimit prej 63 për qind, në 6 milionë euro. Ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se ajo tashmë është një kompani me humbje.
Telekomi i Kosovës ka të punësuar rreth 2,300 njerëz dhe është ofruesi i shërbimit më të madh të telefonisë mobile të vendit, me pjesëmarrje të tregut prej 54 përqind.
E pavarur për vetëm nëntë vjet, Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë.
Republika e 1.8 milionë njerëzve nuk ka qenë në gjendje që të tërheqë investimet e huaja për të luftuar varfërinë. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e stabilitetit politik janë cituar nga kompani të huaja si pengesat kryesore, përfundon Reuters./Express/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...