Google ADS

Kosova që kohë të gjatë përgatitet për valutën e saj ”Dardan”

09:07 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Njohësit e ekonomisë që i ka pyetur gazeta e vështrojnë futjen e valutës si instrument të rëndësishëm për zhvillimin e politikave monetare në Kosovë. Por, ata druajnë për stabilitetin e saj. Përdorimi i Euros e garanton stabilitetin financiar, për shkak të sistemit të fuqishëm të kontrollit në zonën e përdorimit të kësaj valute të përbashkët evropiane.

Kosova po bëhej gati të nxjerrë në treg monedhën e vet. Bëhej e ditur se monedha e re mund të quhet “dardan” dhe pritet të zëvendësojë monedhën e huazuar, euron.

Ish-Guvernatori i Bankës së Kosovës, Bedri Hamza kishte thënë se shteti i Kosovës po e merr në konsideratë futjen e një monedhetë sajën.

Ai e bëri këtë deklaratë nga Mali i Zi, ku po mbahej një konferencë e guvernatorëve të bankave të shteteve të rajonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme