Qeveria e Kosovës së fundi është pranuar në Global Partnership for Social Accountability, duke u mundësuar kështu organizatave të shoqërisë civile në vend të aplikojnë në thirrje për propozim dhe të pranojnë fonde për projekte që kanë të bëjnë me përgjegjësinë shoqërore në vend.
Kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave, ku sqarohet se grantet nga GPSA zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 vite dhe janë të shoqëruara nga një program solid për ndërtimin e kapacitetit për pranuesit e granteve në mënyrë që suksesi i projekteve të jetë i garantuar përmes angazhimit konstruktiv dhe mekanizmave strategjikë për përgjegjësinë shoqërore.
Ky hap është sinjal shtesë për progresin që GPSA është duke bërë në regjionin e Evropës dhe Azisë Qendrore (EAQ).
Ministër i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se Kosova mbetet e vendosur për përmirësimin e qeverisjes, transparencës, dhe përgjegjësisë së institucioneve të saj.
Sipas tij, pjesëmarrja në GPSA shërben si dëshmi për këtë vendosmëri dhe siguron që OShC-të tona të pranojnë mbështetje strategjike dhe të vazhdueshme për nismat e tyre rreth përgjegjësisë shoqërore duke ngritur edhe nivelin e bashkëpunimit me qytetarët.
“E pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë me GPSA-në dhe shpresoj që ky program do të përkrahë shumë shpejtë iniciativat rreth përgjegjësisë shoqërore nga OShC-të e Kosovës që synojnë ngritjen e transparencës dhe përgjegjësisë në vendin tonë”, tha ai.
GPSA ka përfaqësim të rëndësishëm në regjionin e EAQ, me tetë shtete pjesëmarrëse, pesë projekte, dy donatorë dhe 11 Partnerë Global. Gjithashtu, GPSA është duke shkuar drejt një qasjeje regjionale në frymën e përgjegjësisë shoqërore strategjike. Së bashku me Programin për Partneritet për Ujë (PPU) dhe Oxfam-in, GPSA është duke organizuar forumin e saj të parë regjional për përgjegjësinë shoqërore në Taxhikistan. Deri më sot, 51 vende i janë bashkuar këtij programi.
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...