Ministri për Integrim Evropian Bekim Çollaku ka nënshkruar marrëveshjen financiare vjetore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Në emër të Bashkimit Evropian, kjo marrëveshje është nënshkruar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Jean-Eric Paquet.Mbështetja financiare e këtij programi në total është 66.050.000 Euro.
Nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështeten me këtë Program, do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.
Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet asaj transpozimi, aplikimi dhe zbatimi i acquis të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA). Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe në pjesëmarrjes së tyre në procesin e politik-bërjes. Gjithashtu, Programi do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të Kuvendit të Koso vës. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 17 300 000 Euro.
Sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do të adresohen sfidat në tri nën-sektorë: në nën-sektorin e “drejtësisë” fokusi do të jetë në fuqizimin e arsimimit ligjor për ngritjen e nivelit të profesionalizimit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor. Sa i përket punëve të brendshme, fokusi do të jetë në fuqizimin e strukturave që merren me politikat e migracionit në Kosovë dhe në fuqizimin e institucioneve që luftojnë trafikimin me qenie njerëzore. Ndërsa, sa i përket të drejtave themelore dhe minoriteteve, fokusi do të jetë në përmirësimin e respektimit të drejtave të njeriut, duke mbështetur përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë dhe grupeve të cenueshme dhe lehtësimin e dislokimin e familjeve të zhvendosura nga qendrat kolektive. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 4 000 000 Euro.
Veprimet në sektorin e energjisë do të fokusohen kryesisht në zbatimin e legjislacionit që transpozon Pakon e Tretë për Energji si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përmirësimin e efiçiencës së sektorit të energjisë në Kosovë. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 5 500 000 Euro .
Sa i përket konkurrueshmërisë dhe inovacionit, programi do të ndihmojë në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë, në veçanti përmes përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe mbështetjes së ndërmarrësve përmes programit për zhvillim rajonal. Shuma financiare e ndarë për ketë sektor është 12 150 000 Euro .
Ndërsa për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrushmërisë së sektorit agro-ushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftë sisë së eksportit të sektorit agro-ushqimor. Shuma financiare për ketë sektor do te përfshije 10 500 000 Euro.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...