Google ADS

Kosova përfiton 100 milionë euro kredi nga KE për luftim të koronavirusit

14:36 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Kosova ka siguruar 100 milionë euro kredi nga Komisionit Evropian

Kështu ka bërë të ditur zëvendëspresidenti për ekonomi i KE-së, Vladis Dembrovskis, shkruan arbresh.info.

Ai përmes një postimi në twitter tha se pako përshin 3 miliardë euro për 10 shtete për luftimin e koronavirusit.

“Pakoja jonë mbështetëse për vendet që përballen me ndikiminin nga Coronavirusi do të sigurojë 3 miliardë euro kredi për 10 vende, me kushte të favorshme”, shkruan Dembrovskis në Twitter.

Nga kjo pako kanë përfituar edhe shtetet tjera fqinje.

Shqipëria ka përfituar 180 milionë euro, Maqedonia 160 milionë euro ndërsa Mali i Zi 60 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme