Operatori më i avancuar i shërbimeve të telekomunikimeve në Kosovë – IPKO, sot ka njoftuar zyrtarisht se është bërë anëtare e plotë e shoqatës më të madhe ndërkombëtare të telekomit GSMA e cila përfaqëson më shumë se 7 miliardë lidhje mobile dhe 220 shtete dhe territore nga të gjitha kontinentet.
GSMA përfaqëson interesat e operatorëve mobil në mbarë botën, duke bashkuar rreth 800 operatorë me pothuajse 300 kompani në ekosistemin më të gjerë mobil, duke përfshirë prodhuesit e telefonave mobil dhe pajisjeve elektronike, kompanitë e softuerit, kompanitë e internetit, si dhe organizatat e sektorëve të afërt me industrinë, shkruan arbresh.info.
“Me shumë krenari sot po ju njoftojmë për anëtarësinë tonë të plotë në GSMA, që është përfaqësimi i parë i Kosovës në shoqatën më të madhe të telekomit në botë me të drejta dhe status të barabartë. Kosova tani është në hartën globale të telekomit me të drejta dhe kushte të njëjta sikurse të gjithë operatorët e tjerë në botë. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për ne si operator mobil, por edhe për ne si vend, pasiqë tani ne mund ta përfaqësojmë veten si IPKO dhe Kosovën si shtet, të negociojmë drejtpërdrejtë me kompanitë globale të telekomit dhe ta kemi identitetin tonë në hapësirën ndërkombëtare të telekomunikacionit”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Si një anëtar i ri i GSMA, IPKO do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta prezantojë tregun kosovar të telekomit tek operatorët e huaj në GSMA ËAS (Ëholesale Agreements & Solution Group) ngjarjen ndërkombëtare të telekomit që mbahet në Macau më 27 mars 2017, dhe do t’i informojë të gjitha palët e interesuara rreth kodit të ri shtetëror të cilin Kosova e ka marrë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit./Arbresh.info.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I