Kosova përfaqësohet në panairin më të madh të frutave në botë

14:59 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

“Doni Foods”, kompani lidere shqiptare në sektorin e kultivimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve të freskëta, për vitin e tretë me radhë po merr pjesë si ekspozues në një nga panairet më të mëdha, “Fruit Logistica 2020”, ngjarje kjo kryesore në botë për tregtinë globale të produkteve të freskëta.

Panairi “Fruit Logistica”, i cili çdo vit mbledhë mesatarisht 3,200 ekspozues dhe 78,000 vizitorë, mbahet me datat 5-7 Shkurt në Berlin, ku mbledhen kompani nga e gjithë bota që veprojnë në sektorin e agrobiznesit si dhe eksportit dhe importit të produkteve të freskëta.

Ky panair është një platformë ideale që krijon mundësi vendtakimi global dhe lehtëson krijimin e kontakteve të reja, zgjerimin e partneriteteve si dhe identifikimin e blerësve potencial.

Këtë vit, një nga risitë e shumta, është se kompania Doni Foods po shfaqet me brendim të ri e cila ka kaluar nga Doni Fruits në Doni Foods. Ky ndryshim erdhi si nevojë për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve tonë duke ofruar një gamë më të gjerë të produkteve cilësore dhe të sigurta për shëndetin e tyre. Produktet tona janë të çertifikuara me standarde ndërkombëtare nga programi i mirënjohur për sigurinë e prodhimeve bujqësore të freskëta, Global G.A.P, standard ky, i cili rritë besueshmërinë dhe sigurinë për klientët dhe konsumatorët tonë.

Gjithashtu, risi tjetër për kompaninë “Doni Foods” është dizajni inovativ i shtandit të ekspozimit në “Fruit Logistica 2020”. Të inspiruar nga slogani “Nga Natyra në Jetë”, shtandi është realizuar i tërë nga druri natyral me idenë për të sjellur frymën e fermës dhe është i tëri i mbuluar me pemë dhe perime të freskëta. Bashkëpunëtor kryesor për realizimin dhe organizimin rreth panairit si dhe për ribrendimin e kompanisë “Doni Foods” është agjencia lidere e marketingut në Kosovë “Zero Pozitive”.

Për më tepër, pjesëmarrja në këtë panair do të rrisë mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve eksportuese – një faktor vendimtar në rritjen e kapaciteteve të kultivimit dhe prodhimit, që do të ketë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme