Këshilli për Bashkëpunim Rajonal prezantoi sot Dokumentin programor 2017-2019, ku është konsultuar me ministritë e linjës së Qeverisë për prioritetet dhe të arriturat të cilat janë në këtë dokument.
Valentina Ivaniq nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal tha se Kosova dhe Qeveria e saj kanë përmbushur projektet e këtij dokumenti 77 përqind në nivel rajonal.
Sipas saj, Kosova ka shënuar rezultate në Bruto Produktin Vendor ndërsa tha se nuk qëndron mirë me tregtinë rajonale.
Ndërsa, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami në fjalën e saj vlerësoi lart bashkëpunimin me Këshillin Rajonal për Bashkëpunim ku janë shënuar sipas saj të arritura në implementimin e Dokumentit.
Bajrami tha se është një lajm i mirë që Qeveria ka përmbushur 77 përqind të këtij targeti vlerësuar me rajonin.
Ajo ka arsyetuar se tregtia rajonale nuk ka pasur rezultate për shkak të disa barrierave me vendet fqinje që kanë aplikuar në kufi ndaj Kosovës. Ndër tri fokuset kryesorë të këtij dokumenti konkurrueshmëria, aftësia dhe lëvizshmëria dhe konektiviteti.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...