Kosova nënshkruan marrëveshje me Komisionin Evropian për Prokurim të Kundërmasave Mjekësore për COVID-19

12:14 | 29 Prill 2020
Arbresh.info

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka nënshkruar marrëveshje me Komisionin Evropian.

Marrëveshja ka të bëjë me Prokurim të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian, shkruan arbresh.info.

“Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian, që e bënë Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet gjithashtu se kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme