Kosova ndan 250 mijë euro për koalicionin global kundër terrorizmit

13:36 | 10 Janar 2020
Arbresh.info

Kosova ka ndarë 250 mijë euro për koalicionin global kundër terrorizmit.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se nga viti i kaluar kjo shumë është rritur për 150 mijë euro.

“Me këtë rast ne kryejmë edhe obligimin financiarë, vitin e kaluar kemi ndarë 100 mijë euro ndërsa këtë vit Kosova ka vendosur të ndaloj 250 mijë euro”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar gjithashtu se ky është obligim i Kosovës si anëtare e koalicionit global.

“Kosova është anëtare e koalicionit global kundër terrorizmit që i prin SHBA, dhe në kudër të këtij obligimi të marrë kryejmë detyrë që kanë në përkrahje të tij. Kosova është e gatshëm ta përkrahë ne asketin ushtarak, policor, të inteligjencës dhe aspekteve tjera, të qëndrimeve te qarta”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme