Për dy ditë radhazi performanca e shtetit të Kosoves është përmendur si model në rajon në samitin me temën “Stabiliteti Financiar në Mjedisin e Ri Global”.
Pas takimit të guvernatorëve në Becici të Malit të Zi, ministrat e financave janë takuar këtë të shtunë për të diskutuar rreth mundësive që ofrojnë vendet përkatëse dhe reformat ekonomike e financiare të ndërmarra nga to.
Ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti, ka paraqitur në detaje të dhënat e zhvillimit ekonomik në vend dhe reformat e ndërmarra për 2 vjet e gjysmë sa ky është në krye të ministrisë,
Përderisa vendet e rajonit kanë treguar se borxhi i tyre publik po rritet, në Kosovë së fundmi ka ndodhur e kundërta.
Hoti ka deklaruar se aktualisht borxhi publik është 2%, konform rregullës së lejuar, më i ulët se 2.2% sa ishte në fund të vitit 2014.
Ky para ministrave të rajonit ka treguar orientimin e investimeve, reformat në prokurim, në taksa si dhe partneritetin në rritje me institucionet financiare ndërkombëtare, përderisa kërkoi harmonizim taksash dhe bashkëpunim me te madh ne fushën ekonomike ne rajon.
Tani, sipas tij, ministri i ardhshëm i financave duhet të ndjek rrugën e reformave dhe natyrisht se puna e tij do të jetë më e lehtë se sa në vitin 2014.
Edhe ministrat tjerë kanë paraqitur të arriturat ekonomike, duke deklaruar se qëllim kanë stabilitetin financiar./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...