Pasurive të fituara në kundërshtim me ligjin shteti po ua gjen vendin. Përfituesit e tyre, nuk është se ua shohin hajrin milionave të krijuara. Pavarësisht kësaj, Kosova ende nuk e ka bërë një hap të sigurt për të luftuar krimin.
Organet e rendit sekuestrojnë pasurinë mirëpo nuk shkojnë përtej kësaj. Janë të pakta rastet kur pasuritë e fituara nga veprat penale konfiskohen. Kështu mendojnë njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ehat Miftaraj është shprehur se sekuestrimi i pasurisë në rastet kur dyshohet se është fituar me vepër penale është një fazë shumë e hershme e procedurës penale. Sipas Miftarajt Rezultatet mund të njihen vetëm kur pasuria e ngrirë apo e sekuestruar përfundon me aktgjykim dënues, e pastaj e njëjta konfiskohet e kalon në buxhet të shtetit.
“Ngrirja apo sekuestrimi i pasurisë në rastet kur dyshohet se është fituar me vepër penale, është një fazë shumë e hershme e procedurës penale. Rezultat njihet rastet kur pasuria e ngrirë apo sekuestruar përfundon me aktgjykim dënues dhe pastaj e njejta konfiskohet dhe kalon në buxhetin e shtetit. Nëse shohim raportet e punës qoftë të gjykatave, prokurorisë apo policisë, vërehet se çdo vit kemi ngrirje dhe sekustrim të pasurisë që kalon miliona Euro. Fatkeqësisht, pasuria e ngrirë dhe e sekuestruar që ndërlidhet me pasurinë e fituar përmes veprës penale shumë rrallë ndodh në praktikë që në fund të konfiskohet’’, sqaron për Indeksonline Miftaraj.
Njohësi i sistemit të drejtësisë mendon se në Kosovë, mungon një vullnet për të luftuar krimet serioze. Pasi sipas tij, ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale nuk zbatohet fare, apo në raste të rralla.
“Mungesa e vullnetit dhe guximit për të luftuar krimet më serioze në Kosovë, e vërteton e fakti se Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale në praktikë pothuajse nuk zbatohet fare apo në raste shumë të rralla. Kjo dëshmohet përmes mungesës së rezultateve në konfiskimin e pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, ku në bazë të raporteve të miratuara nga vetë Këshilli Prokurorial, del se në vitin 2015, kanë arritur të konfiskojnë dobi pasurore të fituar me vepër penale në vlerë prej vetëm 35 mijë Euro, kurse në vitin 2016, në disa qindra mijëra Euro’’, shpjegon Miftaraj.
Derisa në raportin vjetor të punës, bëhen të ditur shifra vetëm për pasuritë të cilat janë sekuestruar e ngrirë.
”Në raportin e punës së PK-së, tregohen edhe pasuritë të cilat janë ngrirë përkohësisht. Në mesin e tyre 8 objekte banesa-lokale, 3 shitore, 3 prona të paluajtshme, 3 pika të derivateve.
Derisa në mesin e aseteve të sekuestruara, 2 banesa, 1 shtëpi objekt 24 m2, 4 parcela toke, 17.518 m2, 1 hotel, 1 restorant dhe veranda 92 m2, parcelë toke 6664 m2, 10 mijë e 553 euro, 100 dollarë, 200 franga, 3 aparate të lojërave të fatit dhe 7 vetura të konfiskuara’, bëhet e ditur në raportin vjetor të punës të PK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...