Google ADS

Kosova ka shumë shpenzime dhe borxhe

15:47 | 16 Maj 2015
Arbresh.info

Kosova po përballet me sfida të rënda ekonomike. Qeveria po kërkon një bashkëpunim më të ngushtë me të gjitha institucionet e dijes, sepse ka nevojë të gjendet zgjidhje për çështjet që preokupojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Çështja kryesore që kërkon zgjidhje është zhvillimi ekonomik i vendit, zgjidhja e problemit të papunësisë dhe gjetja e mundësive dhe perspektivave për punësim.

Kështu u tha sot në konferencën e dytë të mbajtur nga Instituti Riinves, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të tij.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave po përpiqet të jetë sa më e kujdesshme në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal në vend.

Nga “Hertie School of Governance”, i pranishëm ishte profesori Mark Hallerberg, i cili me këtë rast tha se problem kryesor në Kosovë është deficiti. Kosova ka nivel të lartë të shpenzimeve dhe borxheve.

Sipas Hallerbergut, deficiti është shkaktar kryesor i ekonomisë së dobët kosovare.

Ndërsa, drejtuesja e departamentit për ekonomi dhe politika publike në Ministrinë e Financave, Semra Tyrbedari-Qitaku, tha se Ministria ku ajo vepron po bën të gjitha ato që një institucion fiskal mund të bëjë.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se Kosova ka nevojë për njerëz adekuat  dhe profesionistë, për ta nxjerrë nga kjo ekonomi në të cilët gjendet tani.

Rreth 22% deri në 24% të GDP-së së Kosovës shkojnë në investime. Për një vend me ekonomi të zhvilluar, kjo do të ishte krejtësisht normale, por për Kosovën kjo është pak. Sipas ekonomistëve, GDP-ja, duhet të ngritët deri në 30% në mënyrë që të ketë një zhvillim ekonomik më të madh për shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme