Kosova ka borxh publik gati 1 miliard Euro

18:37 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Borxhi publik i Kosovës është ritur gradualisht që nga shpallja e pavarësisë dhe anëtarësimi në Bankën Botërore,
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave borxhi publik i Kosovës është 998 milionë euro që prej tyre konsiderohet relativisht i uklët në raport me borxhin që parashihet me ligj.

Ish-ministri i Financave Avdullah Hoti tha se sa ishte pjesë e qeverisë e ka ndryshuar ligjin në mënyrë që Kosova të mos kishte mundësi të hynte shpejt në borxhe.

“Me ligjin në fuqi ne e kemi të kufizum [borxhin publik] në 40 për qind, por me klauzolën e investimeve e kemi kufizu maksimumi në 30 për qind”, tha Hoti.

Edhe Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa thotë se Kosova ka borxh të vogël publik.

“Jemi 14 deri 15 për qind të Bruto Produktit Vendor që konsiderohet se jemi në limite të ulëta të borxhit publik”, tha Osmani për rtv21.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme