Sektori i bujqësisë në Kosovë nuk ka përfituar nga mundësitë për qasje në tregjet rajonale dhe evropiane, pavarësisht anëtarësimit të Republikës së Kosovës në shumë mekanizma të tillë.
Edhe pse ky sektor paraqitet potencial eksportues për bizneset e Kosovës, njëherësh luan rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme të vendit.
Në Kosovë prodhimet bujqësore ende importohen në sasi të mëdha nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, kurse eksporti mbetet në një përqindje të vogël.
Derisa eksporti i përgjithshëm i Kosovës në vitet 2007 -2013 ishte rritur për rreth 100 milionë euro, eksportet bujqësore gjatë kësaj periudhe janë rritur vetëm për 2 milionë euro.
Këto shifra tregojnë dobësitë konkurruese të bujqësisë së Kosovës dhe prodhimeve agro-përpunuese dhe pamundësisë së tyre që të konkurrojnë me tregjet e huaja.
Këto thuhen në raportin “Tregjet potenciale për eksport” të publikuar ditë më parë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria se Punëve të Jashtme e Finlandës.
Edhe ekspertë për çështje të bujqësisë pohojnë se niveli i prodhimeve bujqësore në Kosovë është shumë i vogël, por megjithatë cilësia është në nivelin e duhur.
Tahir Tahiri, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, tha për rel, se kushtet klimatike, toka e plleshme dhe ajri i pastër, në Kosovë sigurojnë prodhime kualitative.
Por, megjithatë ai thotë se nuk ka shumë investime në këtë fushë, madje sipas tij, deri në vitin 2009 as 0.5 për qind e buxhetit nuk është investuar në bujqësi.
Arsye tjetër e degradimit të bujqësisë, sipas Tahirit, është edhe privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe tokave që kanë qenë kompetencë të komunave të ndryshme.
“Ne i kemi fajet, shteti i ka fajet, qeveritë pas përfundimit të luftës i kanë fajet që ranë pre e kurdisjeve, nuk e di të kujt, dhe më privatizim e shkatërruan bujqësinë. Nuk është investuar deri në vitin 2009 as 0.5 për qind e buxhetit të Kosovës në bujqësi”, tha Tahiri.
Në Kosovë më shumë se 50 për qind e popullatës jeton në zonat rurale dhe përpunimi i ushqimit bujqësor mund të ndikojë në rritjen e nivelit të eksportit në vendet e rajonit apo tregjet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqi.
Në anën tjetër, zyrtarë qeveritarë pranojnë se pas përfundimit të luftës në sektorin e bujqësisë nuk është investuar mjaftueshëm, por viteve të fundit zhvillimi i bujqësisë dheindustrisë agro-përpunuese është një nga prioritet e ekzekutivit.
Jusuf Cikaqi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, thotë se fokusin kryesor e ka në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella më kultura të ndryshme si dhe rritjes se cilësisë së këtyre produkteve .
Ai thotë se në këtë sektor, këtë vit, do të investohen 43 milionë euro.
“Nga këto 43 milionë euro, 20 milionë janë për grante dhe 23 milionë janë për subvencione direkte. Dhe përmes kësaj mbështetjeje, këtij buxheti, MBZHR fillimisht e ka pasur orientimin vetëm te rritja e sipërfaqeve ose rritjen e prodhimtarisë. Nga viti 2012 ka filluar të mbështes edhe sektorin e agro-përpunimit”, shprehet Cikaqi.
Edhe Tahir Tahiri pranon se autoritetet kompetente kanë rritur vlerën e investimeve në sektorin e bujqësisë, por ky investim nuk është i mjaftueshëm sepse mjetet e dedikuara, sipas tij, po keqpërdoren dhe keqmenaxhohen.
“Korrupsioni është faktori dominues i atyre që menaxhojnë paranë publike dhe e keq përdorin dhe nuk po ndikon. Prandaj edhe këto investime nuk po ndikojnë në zhvillimin dhe përparimin e bujqësisë. Nuk është problem vetëm çështja financiare, mirëpo duhet ditur të planifikohen dhe programohen punët dhe të ketë kontakte me vendet e rajonit dhe të Evropës”, tha ai.
Në bujqësi, Kosova ka bilanc tregtar pozitiv vetëm me Shqipërinë. Bilanci tregtar është posaçërisht negativ me shtetin e Serbisë dhe Maqedonisë.
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...