Sipas “Raportit për Tregtinë në Shërbime – Bilanci Tregtar 2016,” përgatitur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se tregtia në shërbime në Kosovë për vitin 2016 ka arritur në total prej 1,498 miliardë euro.
Nga kjo shumë, eksporti i shërbimeve ishte 1,038 miliardë euro, ndërsa importi arriti shumën prej 460 milionë eurove, gjë e cila tregon se vendi ynë ka shënuar një bilanc tregtar pozitiv prej 579 milionë eurove.
Në vitin 2015, eksporti i përgjithshëm në tregtimin ndërkombëtar të shërbimeve ishte 887 milionë euro, përderisa importi ishte 467 milionë euro. Viti 2016 shënoi një trend mjaft pozitiv të rritjes së eksportit të shërbimeve me 151 milionë euro më shumë të hyra (ose 17%) se sa në vitin 2015.
Sektorët kryesorë të cilët kontribuon në këtë bilanc pozitiv për periudhën (janar – dhjetor 2016) janë udhëtimet (turizmi) me eksport në vlerë prej 809 milionë euro, e ndjekur nga biznesi dhe shërbime profesionale me 63 milionë euro, shërbimet e komunikimit (ICT) me 48.5 milionë euro, shërbimet e ndërtimit me 13 milionë euro dhe shërbimet qeveritare me 35.5 milionë euro.
Shërbimet e udhëtimit dhe turizmit kryesisht i atribuohen diasporës së Kosovës dhe shtetasve të huaj që punojnë në Kosovë. Bilanc negativ në tregtinë me shërbime ka sektori i transportit me -90 milionë euro për vitin 2016.
Në vitin 2016 ka rritje të eksportit për fushën e udhëtimit dhe turizmit me një vlerë prej 89 milionë euro. Po ashtu, ka rritje të eksportit për sektorët e biznesit dhe shërbimeve profesionale me 8 milionë euro dhe të sektori i ICT-së me 4.5 milionë euro.
Me hyrjen në fuqi të MSA-së është parashikuar se këta dy sektorë do t’i rrisin eksportet e tyre në vendet e BE-së, por një indikator që po ndikon negativisht në qasjen drejt tregut të BE-së është mungesa e liberalizmit të vizave për Kosovën.
Ndryshe, tregtia në shërbime përbën një pjesë të madhe të BPV-së, kryesisht falë prezencës së donatorëve në vend. Vlerësim i përgjithshëm i kontributit të shërbimeve në BPV ishte 73% në vitin 2015, sipas një vlerësimi nga Banka Botërore, që paraqet një rritje prej 9% (pikë përqindje) nga viti 2004 kur kontributi në BPV ishte 64%, thuhet në komunikatën e MTI-së.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...