Kosova e Zvicra nënshkruan marrëveshje për eleminimin e tatimit të dyfishtë (VIDEO)

10:12 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet nënshkruan marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit Federal i Zvicrës.

Hoti tha me këtë rast se është nder i veçantë që u nënshkruar kjo marrëveshje mes dy vendeve për shkak se një numër shumë i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në Zvicër, shkruan arbresh.info.

“Kjo marrëveshje do të na ndihmojë shumë për themelimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Për ne Zvicra është vend mik për të cilin kemi konsideratë të veçantë për shkak se një numër shumë i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë me familjet e tyre në këtë shtet. Shpresoj se përmes kësaj marrëveshje formohet kornizë e re për investime më të mëdha nga Zvicra dhe anasjelltas”, u shpreh Hoti.

Ai tha se në Zvicër jetojnë mbi 270 mijë qytetarë të Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet tha se është e rëndësishme që të rritet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

“Kënaqësi ta nënshkruajmë këtë marrëveshje. Ashtu siç thatë është e rëndësishme ta definojmë kornizën që lejon mundësi ta rrisim dhe forcojmë bazën ekonomike ligjore”, u shpreh Lebet./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1426976180700803/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme