Kosova ka nevojë për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në mënyrë që të ketë qasje në institucionet tjera financiare për marrje të kredive për projektet qeveritare. Kështu ka deklaruar ministri i financave , Avdullah Hoti, pasi kthimit nga vizita në SHBA, vizitë të cilën e cilësoi si të suksesshme.
Hoti ka thënë se ka mundësi që Kosova të ketë një program me FMN, program ky i cili pritet të negociohet shumë shpejtë.
Edhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, sikurse ministri Hoti, e vlerësoi vizitën e bërë nëinstitucionet kryesore të financave në botë, duke thënë se arritja e një programi të ri me FMN, do t’i mundësoiKosovës të krijojë lidhje të reja me institucionet e tjera financiare.
Ndërkohë për shumën e këtij projekti nuk u dha asnjë shifër, për çka ministri Hoti theksoi se shuma që do vendoset do të varet krejtësisht nga projeksionet që mund të bëjnë me FMN-në.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”