‘Kosova e Re’ do t’i punësojë 10 mijë persona, thotë Stavileci

23:38 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se projekti “Kosova e Re” do ta shtojë për 2% rritjen ekonomike, që është, sipas tij, një kapërcim mjaft i madh sasior dhe cilësor.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjatë ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri 10 mijë persona, kurse 550 pas ndërtimit, kur të futet në funksion.

Stavileci ka folur edhe për asetin human të cilin e ka Kosova, e që, sipas tij, krijon përparësi krahasuese për vendin tonë dhe për kuadrot që duhet të ketë shteti për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Kosova nuk qëndron aq mirë sa iu përket kuadrove për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme