Ka kohë që institucionet e Kosovës provojnë të shtrijnë autoritet në pjesën veriore të Kosovës. Këtë kanë provuar ta bëjnë përmes bisedimeve e madje edhe krijimin e Fondit për veriun, që përfshin vetëm komunat veriore me shumicë serbe, raporton KTV.
Por, është shteti i Serbisë ai që po vazhdon të investojë në këtë pjesë të Kosovës.
Së fundmi, kanë nisur ndërtimin e banesave kolektive për të kthyerit serbë në Mitrovicë. Këtë po e bëjnë në Lagjen e Boshnjakëve, për të cilat objekte zyrtarët shqiptarë në komunën e Mitrovicës Veriore thonë se po ndërtohen për personat që po kthehen nga Serbia.
Për Emir Azemin, që është zëvendëskryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore, kjo po bëhet për të ndryshuar strukturën demografike të popullsisë në atë pjesë.
KohaVisioni ka provuar të kontaktojë dhe të marrë një sqarim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por në Zyrën për Media nuk janë përgjigjur gjatë tërë ditës në telefon.
Ndërkohë, se ndërtimet po bëhen nga Qeveria e Serbisë e ka konfirmuar për KTV-në edhe udhëheqësja e Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut. Por, Adriana Hodzic thotë se duhet edhe shqiptarët të aplikojnë për këto banesa sociale.
Kjo nuk është hera e parë që ndërtime të tilla në Veri po financohen nga Qeveria e Serbisë, përcjell koha.net. Në anën tjetër, shqiptarët janë penguar vazhdimisht nga serbët të rindërtojnë shtëpitë e tyre në veri, sidomos në Kroin e Vitakut.
Muaj më parë madje ishte sulmuar një punëtor, derisa shqiptarët po bënin përpjekje për rindërtim të shtëpive të tyre, përcjell koha.net. Serbët i kanë penguar për rindërtim, ashtu siç ka ndodhur edhe këtë herë.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj