Google ADS

Kosova e Kroacia luftojnë bashkë trafikun e paligjshëm të mallrave

09:18 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Kroacisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në çështjet doganore 2016-2018.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se për të luftuar trafikun e paligjshëm të mallrave Qeveria e Kosovës dhe Kroacisë janë pajtuar për këtë nismë, shkruan arbresh.info.

“Kjo marrëveshje siguron bazën ligjore për shkëmbim informatash dhe dokumentesh, po ashtu përfshin shërbimet trajnuese të ekspertëve lidhur me këtë marrëveshje”, tha Hoti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme