Kosova e Gjermania, marrëveshje për bashkëpunim teknik

07:22 | 8 Shkurt 2016
Arbresh.info

Ministria e Financave organizon sot ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Teknik 2014 dhe 2015, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë znj. Angelika Viets.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme