Për vite me radhë Serbia ka përfituar miliona euro ‘ në krah’ të Kosovës.
Por shteti i Kosovës mund të kërkoj dëmshpërblim së paku për 65 milionë eurot e përfituara në mënyrë të padrejtë në emër të KOSTT.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore, INDP.
Por ai ka thënë se më shumë se dëmshpërblim, rëndësi ka shikimi kah e ardhmja.
“Shteti i Serbisë për vite të tëra ka shfrytëzuar faktin që ka qenë anëtar i Bllokut Evropian dhe kanë shfrytëzuar kapacitete tona dhe tregun tonë, kanë përdorur një trampolinë për të vjelur edhe më shumë para nga Kosova dhe në këtë mënyrë në jemi dëmtuar me vite të tëra, Kosova duhet të shqyrtoj mundësinë patjetër që të kërkoj dëmshpërblim për këto para të humbura por ajo që është më me rëndësi është që të shikohet ka e ardhmja dhe Serbia ta kuptoj që me politikë bllokuese nuk mund të shkoj përpara e kjo sidomos nuk mund të vlej për sektorin energjisë sepse të gjitha shtete e rajonit janë të varura nga njëra tjetra”, ka thënë ai.
E pa lajmërimet e shtetit serb se marrëveshja e nënshkruar mes KOSTT dhe OST për themelimin e Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri nuk do të realizohen janë të kota.
Abazi ka shtuar se Serbia nuk ka çka të bëj pasi marrëveshja realizon objektivat e komunitetit të energjisë
“Ne konsiderojmë se shteti i Serbisë tashmë nuk ka çka të bëj në lidhje me këtë marrëveshje që jo vetëm që nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtarë por është e kundërta, realizon objektivat që janë qartësisht të caktuara në traktatin e komunitetin të energjisë, si dhe në legjislacionin e BE-së sa i takon tregut të energjisë sepse i kontribuon integrimit të tregut të Kosovës dhe Shqipërisë si dy tregje, të cilat do t’i japin bazat e para të një treg rajonal të integruar”, ka shtuar ai.
Ndërsa marrëveshjen mes KOSTT dhe OST, Abazi e ka quajtur përfitim të jashtëzakonshëm. AI ka shtuar se është hap i domosdoshëm i Kosovës për integrim në tregjet e rajonit.
“Ky është përfitim disa vjeçar që e ka bë shteti i Serbisë ndaj KOSTT, ne konsiderojmë se marrëveshja e arritur në mes të operatorit tonë të transmisionit dhe atij të Shqipërisë është jashtëzakonisht sepse krijon një klimë të re të bashkëpunimit rajonal në fushën e energjisë, është një hap i parë dhe i domosdoshëm i Kosovës për t’u integruar më tej në tregjet rajonit dhe në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal siç është edhe objektiv e Kosovës si palë nënshkruese e traktatit të komitetit të energjisë”, ka shtuar Abazi.
Hulumtuesi në Institutin për Politika Zhvillimore, INDP ka thënë gjithashtu se përmes kësaj marrëveshje do të bëhet kriimi i një burse kombëtare të energjisë.
“Gjithashtu konsiderojmë se në bazë të kësaj marrëveshje do të përfitoj jo vetëm operatori ynë i transmisionit por edhe i gjithë sektori ynë i energjisë në Kosovë për shkak se duke qenë një bllok rregullues, Kosova dhe Shqipëria do të ndajnë atë që quhet rezervë terciare e energjisë e cila do të mundësoj që të kemi më pak nevojë për kapacitete rigjeneruese në tregun tonë dhe që të jemi në një marrëdhënie komplementare në mes te tregu të Kosovës dhe Shqipërisë i cili do të ofroj edhe kushte për krijimin e një burse kombëtare të energjisë që pastaj shkëmbimi i energjisë do të jetë jashtëzakonisht më i lehtë dhe do të kemi më tepër shkëmbim dhe përfitim të qytetarëve e kështu ne do të realizojmë edhe një objektiv të BE-së që është bashkëpunimi rajonal e në veçanti bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe shkëmbimeve të energjisë”, ka përfunduar ai.
Për këtë marrëveshje kishe reaguar edhe shteti serb përmes drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se Serbia është ndërtese e elektrorrjetit të Kosovës.
“Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta”, thuhej në komunikatën nga zyra e Marko Gjuriqit.
Gjuriq kishte pretenduar se kjo marrëveshje asnjëherë nuk do të arrij të zbatohet.
Ndërsa për këtë marrëveshje e reagimet e Serbisë për arbresh.info kishte folur edhe zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami.
Ajo ka thënë se reagimet nga Serbia kanë qenë të pritshme pasi kjo e fundit ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milionë euro në emër të KOSTT.
“EMS (Serbi) vazhdon të bëj alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të Kosovës me vendet fqinje si dhe të mbledh të hyrat nga alokimi i këtyre kapaciteteve. Gjithashtu, deri në vitin 2016 EMS ka mbledhur të hyrat nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës respektivisht mekanizimi i ITC (Inter TSO Compensation). Nga viti 2008 e deri më tani nga alokimi i kapaciteteve ndërkufitare si dhe deri në vitin 2016 edhe nga tranziti i energjisë nëpër rrjetin transmetues të Kosovës, EMS (Serbi) ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 65 milion EUR në emër të KOSTT, andaj edhe reagimet nga ana e Serbisë në lidhje me Marrëveshjen për Bllokun Rregullues Kosovë-Shqipëri, kanë qenë të pritshme”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë