Kosova do të marrë edhe 15 milionë euro kredi nga Australia

15:15 | 19 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Ministri i Financave Avdullah Hoti në prani të ambasadorit të Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, ka nënshkruar sot marrëveshjen e ri negociuar për bashkëpunim financiar me Qeverinë e Republikës së Austrisë.

Sipas komunikatës së MF-së, kjo marrëveshje është si rezultat i takimeve bilaterale të zhvilluara ndërmjet dy vendeve, ku gjatë takimeve të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit financiar duke ndryshuar marrëveshjen e deritanishme për bashkëpunim financiar me shtetin austriak.

“Deri më tani nga kjo marrëveshje kanë përfituar 2 projekte, projekti për e-edukimin i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe projekti për Kardiologjinë i Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë negociatave për ndryshimin e marrëveshjes është dakorduar që shumës së mbetur të kredisë prej 15 milionë euro t’i shtohen edhe 15 milionë euro tjera, ku në total janë 30 milionë euro të cilat do të përdoren për të investuar në projekte të ndryshme. Ndërsa, sa i përket projekteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje,  palët janë  dakorduar që së bashku të krijojnë listën e projekteve që janë duke u financuar dhe që pritet të financohen nga kjo Marrëveshje”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme