Kosova do të bëhet me katër dron ushtarak.
Kryeministri, Albin Kurti, ishte dakord me kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Unë jam dakord me kërkesën e juaj. Me këtë shtesë do të bëjmë edhe këtë ndryshim”, është shprehur Kurti, derisa po diskutohen ndryshimet në buxhetin e këtij viti.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur ofertën e blerjes së këtyre dronëve.
“Përmes planit të tranzicionit, kemi nevojë për drone, dhe bazuar në planin e blerjes, kemi bërë kërkesë për blerjen e dronit. Kemi marrë letrën e ofertës dhe kosto e ofertë për 4 copë, është në vlerë prej 11.9 milionë euro. Ministria e Mbrojtjes mund të mbështesë këtë projekt me 1.5 milionë, dhe me qëllim të pagesës së këstit të parë, kërkojmë mbështetje financiare për të blerë dronet”, është shprehur Mehaj.
Kabineti qeveritar ka para vetes 22 pika të rendit të ditës./arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...