Kosova do të aplikoj për statusin e anëtarit vëzhgues në OBT

10:17 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës gjatë këtij muaji do të aplikojë për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Drejtoresha e Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli, thotë se kohëzgjatja e statusit të vëzhguesit është pesë vjet, e brenda kësaj periudhe duhet të përmbushen shumë kritere, në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate botërore.

Drejtoresha e Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli, thotë se deri në fund të këtij muaji, Kosova do të aplikojë për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Kosova si pjesë e kësaj organizate, ndër të tjera përfiton në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

“ Kosova do të jetë pjesë e një sistemi multirateral tregtar, ku do të jetë nën vëzhgimin e institucioneve më të larta të OBT, në një far forme institucionet e Kosovës do të jenë nën vëzhgim sa jemi duke punuar në përputhje me rregullat e OBT-së, do të jemi pjesë e zgjidhjes së kontesteve tregtare, gjithashtu Kosova përfiton edhe në paraqitjen për thithjeve të investimeve të huaja”, tha Dervisholli.

Dervisholli tha se përveç tjerash, Kosova më nuk do të ketë as barriera tregtare përmes këtij mekanizimi, Kosova tashmë ka përgatitur memorandumin mbi regjimin e tregtisë së brendshme, një dokument i cili pasqyron situatën ekonomike dhe tregtare në Kosovë, shtoi ajo.

“Një mekanizim i tillë nuk ka funksionuar në marrëveshjen e CEFTA-së, gjë e cila funksionon shumë mirë në OBT. Kosova shpesh herë përballet me barriera të ndryshme tregtare ne vendet e rajonit, prandaj do të mund që një gjë të tillë ta zgjidh shpejt përmes këtij mekanizimi”, tha Dervisholli.

Sipas zyrtarës së Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli, për të qenë pjesë e kësaj organizate, gjithçka varet nga institucionet e Kosovës, sesa janë të shpejta dhe fleksibile, në plotësimin e të gjitha kërkesave që vijnë nga OBT./rtklive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme