Ministri i Financave Avdullah Hoti, dhe homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave përmes një komunikate për media.
Ministri Hoti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci është pritur nga Ministri i Financave të Kroacisë Zdravko Marie, me të cilin diskutuan në lidhje me thellimin e bashkëpunimit ndemjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën e tatimeve, luftën e ekonomisë joformale, fushën e fiskalizimit, si dhe në fusha tjera.
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e fiskalizimit Marie njoftoi Hotin për gatishmërinë e shtetit kroat që të ofrojë përvojën e tyre për shtetin e Kosovës në fiskalizimin e bizneseve.
Ministri Avdullah Hoti gjatë vizitës në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar edhe nga homologu i tij kroat Ministri Zdravko Marie vizitoi Administratën Tatimore të Kroacisë, ku panë për së afërmi funksionimin e kësaj Administrate, si dhe u njoftuan nga stafi i saj me sistemin fiskal të shtetit të Kroacisë.
“Flas me të çdo ditë” – Sahin flet për yllin e ri të Real Ma...
Moti sot në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 28 gradë
Përurohet sot rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik
I dërguari amerikan arrin në Bejrut për bisedime me zyrtarët...
Rama inspekton sot punimet në tunelin e Kurrizit në Dardani
KDI publikon sot analizën për zbatimin e rekomandimeve të ZK...