Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka thënë të premten se Kosova dhe Japonia po thellojnë bashkëpunimin reciprok me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin japonez jo rezident për Kosovën në Vjenë, Kiyoshi Koinuma, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia e ka ofruar në shtet-ndërtimin e Kosovës.
Ministri Hoxhaj ka theksuar se dy vendet po e thellojnë bashkëpunimin ndërmjet me tyre me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera të interesit reciprok.
Në këtë drejtim ambasadori japonez Kiyoshi Koinuma, në emër të Qeverisë së tij gjatë qëndrimit në Kosovë, së fundmi ka nënshkruar disa kontrata me përfaqësues të nivelit lokal me qëllim të realizimit të projekteve të tyre komunale në interes të qytetarëve të Kosovës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu