Kosova bleu mbi 3 milionë kilogramë limona, mes tyre pati edhe nga Kina

14:17 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Përdorimi i vitaminës C u kërkua të shtohet pas përhapjes së koronavirusit në botë.

E, sasi e madhe e saj gjendet në frutin e limonit.

Duket se për këtë edhe është rritur blerja e tyre nga kosovarët gjatë këtij viti, shkruan arbresh.info.

Në shtatë muajt e parë të 2020-es, në vend kanë hyrë mbi 3 milionë kilogramë limona. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Doganës së Kosovës për periudhën janar-korrik 2020.

Aty thuhet saktësisht së gjatë kësaj periudhe janë importuar limona në sasi prej 3 milionë e 62 mijë kilogramë.

Ndërsa, vlera e sasia e limonit të importuar është 2 milionë e 156 mijë euro.

Vendet nga të cilat Kosova i ka importuar limonët janë të ndryshme, Shqipëria, Argjentina, Brazili, Afrika, Meksiko.

E import pati edhe nga shteti prej ku dyshohet se u përhap Covid 19.

Nga Kina në muajin maj erdhën rreth 200 mijë kilogramë limonë, në vlerë prej rreth 121 mijë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme