Rreth 10 mijë euro i ka kushtuar Kosovës një kalë i blerë nga Belgjika.
Saktësisht 8 mijë e 791 euro ka kushtuar një krerë kalë i racës së pastër për riprodhim, shkruan arbresh.info.
Në të dhënat e Doganës së Kosovës për pesë muajt e parë të këtij viti, thuhet se në Kosovë janë importuar 5 kuaj të tillë e që kanë kushtuar 43 mijë e 959 euro, shkuan arbresh.info.
Por, Belgjika nuk është shteti i vetëm prej nga Kosova ka importuar kuaj.
Edhe nga Suedia është sjellë një kalë, por që ka kushtuar disa herë më lirë. Ai është blerë me vetëm 2 mijë 550 euro.
Në Kosovë jetojnë rreth 2 mijë kafshë njëthundrakë në mesin e të cilëve edhe kuajt.
Në Anketën e Ekonomive Bujqësore të publikuar në vitin 2018 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se kafshë të tillë janë saktësisht 1,944 krerë.
Në këtë kategori hynë edhe gomarët dhe mushkat.
“Njëthundrakët janë të prezantuar në një numër të vetëm, si gjithsej njëthundrakë, ku janë përfshirë kuaj, gomarë dhe mushka”, thuhet në raport.
Ndërsa në të njëjtin raport thuhet se numri më i madh është i gjedheve, gjithsej 258 662 copë.
“Sipas rezultateve të AEB 2018, numri i gjedheve ishte 258 662 krerë; i deleve është 181 105 krerë; i dhive është 28 703 krerë; i derrave është 40 164 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) është 1 944 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) është 2 568 032 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 182 476”, thuhet në raportin e ASK-së./arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...